Sot në ambientet e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë është organizuar gara për ese nga
Njësiti Komunal për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Vushtrrisë.
Suela Islami, nxënëse e shkollës “ShMU 2” doli e para në këtë garë, e dyta nxënësja nga shkolla e Akrashticës dhe vendi i tretë i takoj nxënëses nga shkolla e Strocit.
Për nxënësen fituese ka shkruar edhe mësimdhënësja e saj.
“Sot më: 31.5.2024 nxënësja ime, Suela Islami zuri vendin e parë në Komunë për esenë më të mirë me rastin e 1 Qershorit-Ditës së Fëmijëve, të organizuar nga Njësiti Komunal për të Drejtat e Njeriut në Vushtrri. Suelës i uroj shumë suksese në rrugëtimin e saj të shkollimit!”, ka shkruar mësimdhënësja e Gjuhës shqipe në shkollën “ShMU 2”, Lavdie Dërguti.
Ky aktivitet u organizua me rastin e 1 Qershorit.

Share.
Exit mobile version