Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar mbrëmë familja Salihu pasi hajnat u futën brenda shtëpisë së tyre në Graçanicë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se pronari i shtëpisë, i cili kishte ardhur për pushime në Kosovë, ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi e ka zbuluar se hajnat kanë vjedhur mobile, inventar e aparate elektrike.

Bazuar në dëshminë e tij, dëmi i shkaktar si pasojë e vjedhjes kap vlerën e rreth 40 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Share.
Exit mobile version